Gjallë – Alive (2009)


Koli, student 20-vjecar, fshihet në një fshat malor për t’i shpëtuar një gjakmarrjeje të vjetër. Por shpejt kupton se duhet ti kthehet studimeve dhe jetës së mëparshme në qytet, edhe pse rrezikon të përballet me gjaksin. Pa dashje, ai kthehet në një shembull të marrëdhënies dashuri-urrejtje që ka vendi i vet me traditën. Koli, 22 vjeçar, studion gjuhësi në Universitetin e Tiranës por, sipas kanunit të vjetër të Lek Dukagjinit, mbi të bie hakmarrja për një vrasje që ka kryer gjyshi i tij para 60 vjetësh. Koli merr guximin të udhëtojë drejt fshatit të thellë malor ku jeton familja e cila pretendon të hakmerret ndaj tij. Kryetari i familjes e merr si mik dhe e trajton me bujari. Vrasësi i tij i paracaktuar, një djalë me një fytyrë të pastër e të bukur, është ulur në mes tyre. Kur Koli kërkon pajtim, ai refuzohet. I thonë se është në besë vetëm për tre ditë, pastaj mbi të do të rëndojë përsëri hakmarrja e vjetër. Koli nuk ka zgjidhje tjetër veç të strehohet tek Qazimi dhe i biri Fikja, disa të afërm në një fshat jo shumë larg Tiranës. Fikja është moshatar me Kolin dhe të dy merren vesh shumë mirë. Fikja i gjen Kolit një punë në një lavazh makinash në fshat. Por Koli nuk mund të pranojë që jeta e tij të ndalojë ashtu papritur dhe kur e kupton se prania e tij në fshat i ve në rrezik të tjerët, ai vendos të rrezikojë dhe të kthehet në Tiranë, në Universitet, tek Diana, në jetë…

Shiko:YouTube

 


0 Komente:

Post a Comment



 

Filma Me Titra Shqip | Movies-AL.TV Copyright © 2012 Designed by TR1NG